Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Në një dekaratë për mediat nga Kryeministria, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri me dije se ushtarakët dhe trupa e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, do të shpërblehen për punën e tyre që bënë për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim, të cilët u angazhuan në situatën e përmbytjeve.
Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 20 mijë Lekë të vjetra do të marrin pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Shuma totale e akorduar për këtë kategori është 2.2 miliardë lekë, theksoi ministrja Manastirliu. /tvklan.al
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.