Qeveria shqiptare ka miratuar me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan.
Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.
Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalër për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.
Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës, por që prej asaj kohe, mbillja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.