Qeveria tashmë ka certifikuar Zonën ekonomike të Vitisë, e cila lidh 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrig.
Nënshkrimi i certifikimit të kësaj zone u bë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij certifikimi. Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë, Komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.
/KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.