Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurimet sociale ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se pala zvicerane ka shpreh interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale.
Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër u mundësohet ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të nisin këtë javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.