Qeveria e Italisë po përgatitet për provën e parë të madhe të unitetit të saj, pasi partnerët e koalicionit kërkojnë të bien dakord mbi një kornizë fiskale që do të përcaktojë sa para do të duhet të shpenzojnë për premtimet ‘e shtrenjta’ elektorale.
Javët e tensioneve kanë vendosur dy zëvendëskryeministra populiste – Luigi Di Maio nga Lëvizja Pesë Yje dhe Matteo Salvini i Lidhjes – kundër Ministrit të Financave Giovanni Tria, në një luftë se sa mund të shtrihen financat publike vitin e ardhshëm.
Një vendim përfundimtar mbi objektivat për defiçitin buxhetor, borxhin dhe rritjen është bllokuar derisa kryeministri Giuseppe Conte të kthehet nga Nju Jork sot në mëngjes. Conte do të mbajë një mbledhje kabineti për të rënë dakord mbi objektivat para një afati të mesnatës. Por ky takim mund të shtyhet për shkak të mosmarrëveshjeve të minutës së fundit midis palëve, raportoi gazeta Corriere della Sera.
Një oficer i shtypit në ministrinë e financave tha se nuk kishin lajme për ndonjë vonesë, ndërsa zyrtarët në zyrën e kryeministrit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.
Di Maio, nga Lëvizja Pesë Yje, po bën thirrje për një deficit mbi 2 përqind të prodhimit për të paguar premtimin e partisë dhe një të ardhur bazë për të varfërit rreth 780 euro në muaj. Portali i lajmeve Ansa njoftoi të mërkurën se oferta e tij e fundit ishte për 2.4 përqind. Gazeta italiane Corriere raportoi se Lidhja e Salvinit ka vendosur të mbështesë kërkesën e Di Maio.