Kur në vitin 2014 ishte hapur oferta e konsorciumit francez, ish-kryeministri Hashim Thaçi, “mburrej” me projektin e Brezovicës.
Ishin premtuar 409 milionë euro investime dhe 4 mijë vende të reja pune, shkruan sot Koha Ditore.
Disa herë për këtë projekt ka shkruar edhe kryeministri aktual Isa Mustafa, pasi kontrata ishte nënshkruar në vitin 2015. Tani projekti i Brezovicës ka dështuar.
As presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë dështim. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.