Kroacia ka rinisur zyrtarisht shitjen e kompanisë së saj kombëtare të fluturimit. Qeveria nisi kërkimin e saj për një partner strategjik për Croatia Airlines dhe emëroi një komision, të kryesuar nga Ministri i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës, Siniša Hajdaš Dončić, për të trajtuar procedurën. Tanimë ajo është në pritje të tenderit për dorëzimin e ofertave në fillim të vitit 2015.
Qeveria planifikon ti mundësojë një kompanie nga Bashkimi Evropian të blejë shumicën e aksioneve në linjën ajrore, por vendet që nuk janë pjesë e bllokut do të jenë të kufizuara në aksione deri në 49%. Ajo pret që pronarët e rinj të investojnë fonde në Croatia Airlines, të modernizonjë flotën e saj, të zgjerojnë rrjetin e saj të rrugëve dhe aksionet e tregut, të zhvillojë më tej divizionin e saj fitimprurës të mirëmbajtjes dhe të mbështesë zhvillimin e Aeroportit të Zagrebit.