Megjithatë ministri tha se vendimi përfundimtar do të merret në fund të muajit dhjetor, duke e konsideruar si një periudhë të vështirë për të marrë vendime në këtë fazë.
Kjo pasi gjatë këtij muaji mund të ketë një përshpejtim në kryerjen e investimeve për të ngushtuar mosrealizimin.
“Investimet realizohen me 2 mënyra, një është që janë investimet me kohë që paguhen me këste dhe një tjetër është që realizohet investimi dhe pagesa bëhet në fund, prandaj ju thashë që dhjetori nga tërë analiza që po i bëjmë është një muaj që po na i vështirëson shumë nëse do të kemi apo jo hapësira për rialokim fondesh. Prandaj duhet të shikojmë deri në fund të vitit se duket që nuk do të qëndrojnë kët,o pra edhe deficiti do realizohet edhe investimet do realizohen, kuptohet brenda atyre parametrave që kemi rënë dakort me FMN”, u shpreh Cani.
Ministri Cani ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti i Ekonomikut, ku njohu audiencën me reformat e ndërrmara nga qeveria në 1 vit në fushën e financave. /shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.