Sipas vendimit të rishikuar të qeverisë, procesi do të jetë tender ndërkombëtar, që do të kryhet në një fazë dhe datat mbeten për t’u caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Garancia duhet të jetë 10% e shumës, ndërsa pagesa për fituesin duhet të kryhet për 30 ditë me fonde të disponueshme. Procedurat e hapjes së ofertave do të jenë publike.
Në shtator 2012, dështoi tenderi për shitjen e 4 hec-eve (“HEC Ulëz-Shkopet” sh.a., “HEC Tiranë, Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a.), për shkak se asnjë kompani nuk paraqiti ofertë. Zëvendës ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, në atë kohë deklaroi se ministria nuk do të heqë dorë nga vendimi për t’i privatizuar dhe për këtë qëllim do të propozohen ndryshime në tender që të thithen ofertat.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.