Qeveria e Kosovës, si aksionar, në mënyrë arbitrare i ka kërkuar 10 milionë euro dividend nga Posta dhe Telekomi i Kosovës. Vendimi i Qeverisë, i datës 17 shtator, kërkon nga Ministria e Financave që në afat sa më të shkurtër t’i marrë 10 milionë euro dividend nga PTK-ja.
Në vendim, bën të ditur Gazeta Koha Ditore, në asnjë vend nuk thuhet se këto mjete i kanë tepruar PTK-së nga buxheti i planifikuar për vitin 2014. Nuk është cekur as nëse kjo shumë është pjesë e dividendit për vitin e kaluar apo është e gjeneruar nga performanca e këtij viti.
“Të kërkojë nga PTK dhe Bordi i saj i Drejtorëve që menjëherë të deklarojnë dhe paguajnë një dividend (‘Dividenda’) për aksionarin në shumën prej 10 milionë eurosh”, thuhet në pikën 1.1 të vendimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.