Qeveritarët shqiptarë shpenzuan për udhëtimet e tyre jashtë vendit 2.6 milionë dollarë në vitin 2016, me një rritje 46% në krahasim me vitin 2015. Gjithsej shpenzimet buxhetore jashtë vendit ishin 22.2 milionë dollarë vitin e kaluar me një rritje vjetore 7.6%.
Analiza sipas zërave tregon për një tkurrje me 21% të shpenzimeve për pagat e stafit të ambasadave.
Ministria e Financave sqaron se pagat për trupin diplomatik vitin e kaluar kushtuan 3.6 milionë dollarë nga 4.6 milionë dollarë më 2015, teksa shihet se janë rritur shpenzimet e tjera për ambasadat duke arritur në 8.2 milionë dollarë më 2016 ose 34% më shumë se më 2015.
Gjithashtu në vitin e kaluar Shqipëria ka paguar kuota të anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtarë me vlerë 7 milionë dollarë.
Gjithsesi shpenzimet buxhetore jashtë vendit janë përgjysmuar në raport me vitin 2014, ku vlera e tyre ishte mbi 42.6 milionë dollarë.
Gati gjysma e këtyre shpenzimeve dominohej nga shpenzimet e udhëtimit të zyrtarëve shqiptarë jashtë vendit me mbi 9 milionë euro. Pas rotacionit të qeverisjes më 2013, stafi i zotit Rama realizoi shumë udhëtime më 2014 për t’u prezantuar në rrafshin ndërkombëtar.
Gjithashtu në vitin 2014 qeveria realizoi një reformë në stafin e trupit diplomatik, duke shkurtuar rreth 30% të tij. Shpenzimet për ambasadat në vitin 2016 ishin 18% më të ulëta se më 2014.
2014 | 2015 | 2016 | |
Shpenzime zyrtare qeveritare jashtë shtetit nga të cilat: | 9,584 | 2,837 | 3,218 |
-Shpenzime udhëtimi | 2,416 | 1,843 | 2,609 |
Shpenzime të ambasadave (përjashtuar pagat) | 9,096 | 6,148 | 8,250 |
Paga dhe pagesa të tjera të zyrtarëve shqiptarë në ambasada | 5,450 | 4,674 | 3,694 |
Pagesa të kuotave ndërkombëtare | 10,949 | 6,821 | 6,990 |
Të tjera | 7,549 | 186 | 83 |
Totali: | 42,628 | 20,666 | 22,237 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Uroj tia kene vlejtur keto shpenzime