Recesioni në Qipro është parashikuar të zbutet edhe më tej në gjysmën e dytë të vitit 2014. Si rezultat i kësaj rritja reale e PBB-së për vitin 2014 është parashikuar në ₋2.4%, sipas Qendrës Kërkimore Ekonomike (ERC) të Universitetit të Qipros.
Një njoftim për shtyp, publikuar të premten nga ERC, referon se në tremujorin e tretë të vitit 2014 PBB-ja reale vlerësohet të tkurret me 1.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, dhe në tremujorin e katërt tremujorit aktiviteti real parashikohet të bjerë me 1.4% .
Recesioni parashikohet të vazhdojë në vitin 2015, por tkurrja e PBB-së reale vlerësohet të ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme, me -0.4%. Prodhimi real është parashikuar të bjerë, në krahasim me periudhën korresponduese të vitit 2013, me 1.0% në tremujorin e parë të vitit 2015 dhe me 0.2% në tremujorët e mbetur, raporton Agjencia e lajmeve të Qipros.