Pavarësisht nga transferimi i kredive me probleme (NPL) nga Banka e Qipros në sektorin publik, NPL-të për ekonomitë familjare dhe kompanitë mbeten të larta, deklaroi Komisioni Europian. Qiproja po përballet me “paqëndrueshmëri buxhetore”, tha Komisioni Europian në raportin e paketës së dimrit të miratuar nga Kolegji i Komisionerëve dhe të paraqitur në Bruksel nga nënkryetari Valdis Dobroboëski, Komisioneri Moscovici dhe Komisioneri Tysen.
Në kategorinë e vendeve me “paqëndrueshmëri të theksuara”, vetëm tre vende u renditën këtë vit, Greqia, Qiproja dhe Italia.
Këto paqëndrueshmëri vijnë si pasojë e numrit të lartë të kredive me probleme, nivelit të lartë të borxhit privat dhe atij publik, të cilat ndikojnë negativisht në sektorin financiar.
Komisioni paralajmëroi se “deficiti i llogarisë korrente është dukshëm negativ, madje edhe duke marrë parasysh praninë e njësive ekonomike të veçanta, duke reflektuar kërkesën e fortë vendase, si dhe kursimin negativ në mesin e ekonomive familjare dhe nuk është i përshtatshëm për të garantuar një rregullim të qëndrueshëm të stokut të madh të detyrimeve të jashtme neto, duke theksuar se reduktimi i borxhit të sektorit privat është në proces e sipër vetëm se me ritme shumë të ngadalta. Kreditimi i ri ndaj sektorit privat mbetet i kufizuar.