Norma e papunësisë së Qipros u rrit në 16.3 për qind në shkurt në krahasim me 16.2 për qind nëkrahasim me muajin e mëparshëm dhe 15.6 për qind nga një vit më parë, sipas zyrës statistikore evropiane.
Përqindja e personave të pa punë në eurozonë ra në 11.3 për qind në shkurt nga 11.4 për qind në janar, ndërsa në Bashkimin Evropian ajo ra në 9.8 për qind nga 9.9 për qind, referoi Eurostat. Norma e papunësisë në bllokun e monedhës së vetme dhe në BE ka shënuar në shkurt të 2014-ës 11.8 për qind dhe 10.5 përqind respektivisht.
Greqia, Spanja dhe Kroacia nioftuan normën më të lartë të papunësisë me 26 përqind, 23.2 përqind dhe 18.5 përqind respektivisht, deklaroi Eurostat duke shtuar se shifra greke i referohet raporteve të dhjetorit Cyprus Mail.