Prurjet turistike në Qipro u rritën me 5.7% në muajin korrik, referoi Shërbimi i Statistikave të Qipros të hënën, duke njoftuar gjithashtu një rritje të rëndësishme prej 11.4% në udhëtimet e qipriotëve jashtë vendit.
Shifrat treguan një rritje prej 5.9% në mbërritjet e turistëve në shtatë muajt e parë të vitit.
Në bazë të rezultateve të Anketës së udhëtarëve, prurjet turistike arritën 381.955 në korrik të vitit 2014, krahasuar me 361.442 në korrik të vitit 2013, duke shënuar një rritje prej 5.7%.
Në veçanti, prurjet nga Rusia u rritën me 20.6% (nga 96.641 në korrik të 2013-116.582 në korrik të 2014) dhe prurjet nga Izraeli u rritën me 63.5% (nga 6.307 n10.311 këtë vit) raporton CAN.