Qendra e Kërkimit Monitor

09/03/2012 9:57 AM 0 komente

Qendra për Kërkime Monitor është një institucion kërkimor me fokus në çështjet ekonomike, komerciale dhe ato sociale. Veprimtaria e QKM daton që nga muaji Tetor 2005, dhe përfshin një numër të madh studimesh dhe larmi në problematikat e trajtuara.

Projekti ‘Prirje Shqiptare’, që nga muaji tetor 2005 e në vijim.

  • Një cikël studimesh periodike të perceptimeve të popullsisë mbi çështje dhe tema të ndryshme, në shkallë kombëtare. Qëllimi i këtij cikli studimor është matja dhe analizimi i tendencave dhe dinamikës së perceptimit e reagimeve të popullsisë shqiptare ndaj fenomeneve të caktuara ekonomike, politike, shoqërore, si dhe sjelljes konsumatore.

Raporte / Publikime:
Indeksi i Besimit të opinionit publik:

  • Indeksi i Besimit të opinionit publik mbi Ecurinë e Vendit llogaritet që nga tetor 2005, në bazë të matjeve periodike (me bazë mujore) të perceptimit publik lidhur me ecurinë në të cilën po ecën vendi.

Projekte të tjera:

Bashkëpunim me GTZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik), në projektin ‘Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik në Veri të Shqipërisë gjatë 01/ 10/2006 – 30/12/2006.

  • Studimi i QKM mundësoi një analizë për vlerësimin e prirjeve shqiptare për zhvillimet në vend, veçanërisht problemet që lidhen me qeverisjen, bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, dhe nivelin e jetesës, si në nivel qendror ashtu dhe në atë rajonal.

Studimi mbi Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave.

  • Ky studim u krye me komunitetin e biznesit dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në vend, gjatë periudhës janar – prill 2008. Studimi ishte pjesë e një nisme të PNUD në nivel rajonal, për vlerësimin e angazhimit të kompanive në Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës. Në të gjitha vendet e përfshira – Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë – u përdor një metodologji e përbashkët. Në studim u përdorën metoda kërkimi sasiore dhe cilësore, që përfshijnë përdorim të gjerë të literaturës, intervista me aktorë kyçë dhe një anketë paraprake mbi bizneset dhe përfaqësues të tjerë grupesh interesi jo-biznes në Shqipëri.

Sondazh për Dërgesat e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, në bashkëpunim me Unioni Financiar Tiranë, në dhjetor 2009.

  • Sondazhi u krye mbi një kampion prej 1169 imigrantësh shqiptarë që vizitonin Shqipërinë gjatë festave të Vitit të Ri, në pikat kufitare të vendit  me qëllim vlerësimin e tendencës për dërgesat e emigrantëve dhe ndikimin e zhvillimeve të fundit në ekonominë globale në situatën e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sondazh në bashkëpunim me DIGITALB, mbi audiencën dhe preferencat e programacionit, gjatë shkurt-mars 2010

Per me tepër vizitoni faqen tone në http://www.rcm.al/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz