Numri i bizneseve fillestare të regjistruara gjatë periudhës janar – tetor shënoi një rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave zyrtare të ofruara për Monitor.al nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit vetëm për këtë periudhë u numri i bizneseve të reja, të regjistruara i tejkalon mbi 33,125 ose 122.3 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014 ose 98 % më shumë se totali 2014 (16,731).
Po sipas të dhënave të QKR-së gjatë muajit tetor u regjistruan 2,824 biznese ose 2.1 herë më shumë se 2014 (1363),
Ndërsa për periudhën korrik – tetor 2015 janë regjistruar 24,189 subjekte ose 5.4 herë më shumë se viti 2014.
Ndërkohë në Kuvend është dërguar për diskutim projektligji për krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit
sipas modelit të një one-stop-shop. Kjo nismë e qeverisë ka kaluar pa shumë zhurmë në qeveri dhe është pjesë e reformës për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.
Sipas relacionit shoqërues, modeli i QKR-së dhe QKL-së përbën një bazë të mirë për ta thelluar reformën
më tej. Duke u mbështetur në praktikën e deritanishme të këtyre institucioneve, në zbatim të reformave të qeverisë shqiptare për konsolidimin e mëtejshëm të shërbimeve të ofruara për biznesin, propozohet krijimi i kësaj qendre, e cila do të mundësojë ofrimin e shërbimit në një ambient të vetëm.
Këtyre shërbimeve do t’u shtohen më vonë edhe shërbime të tjera të ofruara biznesit për të reduktuar maksimalisht vizitat fizike në shumë institucione dhe për të lejuar unifikimin më tej të shërbimeve nëpërmjet sistemit on-line. Krijimi i sporteleve unike për regjistrimin dhe licencimin do të lejojë thjeshtësi për biznesin jo vetëm për regjistrimin dhe licencimin, por edhe duke ofruar
nëpërmjet kësaj qendre një këshillim të unifikuar për kërkesat dhe kriteret e regjistrimit dhe licencimit.
Neni 4 i projektligjit përcakton rregullat për organizimin e QKB-së. Hartimi i
këtij neni është bërë në bazë të eksperiencës së deritanishme për organizimin e
Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit.
Në pikat 1-4, konkretisht, propozohet që QKB-ja të jetë një institucion unik dhe
të krijojë sportele të shërbimit për biznesin për të siguruar akses për biznesin në
të gjithë territorin e vendit. Neni propozon që sportelet e shërbimit të
organizohen dhe funksionojnë:
a) sporteli i vetë QKB-së;
b) në njësitë e qeverisjes vendore si funksion i deleguar;
c) të krijohen në bazë të marrëveshjes me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë
dhe Industrisë dhe Dhomave të Tregtisë sipas ligjit nr.9640,
datë 9.11.2006 “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.
Pika 5 parashikon që numri dhe vendndodhja e sporteleve të shërbimit të bëhet
me miratim të ministrit përgjegjës.
3
Pika 6 parashikon që nëse njësia përkatëse vendore nuk ofron shërbimin e
sportelit sipas ligjit, me vendim të ministrit, këto sportele mbyllen dhe
zëvendësohen me sportele të vetë QKR-së, që sipas ligjit për organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore funksionojnë si degë territoriale të
QKB-së.
Neni 5 i projektligjit përmban disa dispozita për drejtimin e QKB-së.
Propozohet që titullari i QKB-së të jetë nëpunës civil sipas legjislacionit
përkatës. Gjithashtu, parashikohet që titullari i QKB-së, përveç përgjegjësive
për menaxhimin e institucionit sipas legjislacionit horizontal (pika 2), të ketë
edhe përgjegjësinë për udhëheqjen metodologjike për të gjitha sportelet e
shërbimit pavarësisht nëse janë të QKB-së apo funksionojnë në njësitë e
qeverisjes vendore apo pranë dhomave të tregtisë (pika 3).
Neni 6 i projektligjit përmban disa dispozita procedurale për miratimin e
strukturës të QKB-se, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
Neni 7 i projektligjit ka për synim të reflektojë marrëdhëniet e punësimit për
nëpunësit e QKR-së dhe sporteleve të saj, të cilët propozohen të jenë nëpunës
civilë. Ndërsa marrëdhëniet e punës për punonjësit administrativë do të
rregullohen nga Kodi i Punës.
Neni 8 i projektligjit ka për synim të reflektojë marrëdhëniet e punësimit për
nëpunësit dhe punonjësit e sporteleve që krijohen në njësitë e qeverisjes
vendore dhe/apo subjektet e tjera, QKR-së dhe sporteleve. Sipas këtij neni,
nëpunësit e sporteleve janë përkatësisht nëpunës të njësisë përkatëse të pushtetit
vendor apo punonjës të Dhomës së Tregtisë, pranë së cilës hapet sporteli. Me
qëllim unifikimin e shërbimit të QKB-së për publikun, parashikohet që
nëpunësit e sporteleve të shërbimit në territor duhet të plotësojnë të njëjtat
kritere të posaçme profesionale që duhet të plotësojnë edhe nëpunësit e sportelit
qendror të shërbimit të QKB-së. Parashikohet gjithashtu që këta nëpunës u
nënshtrohen të njëjtave veprimtari të posaçme trajnimi që sigurohen nga QKBja.
Neni 9 i projektligjit është një dispozitë referuese që përcakton se struktura dhe
nivelet e pagave të QKB-së miratohen nga Këshilli i Ministrave. Pika 2
përcakton se QKB-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë në caktimin e numrit të
punonjësve apo në nivelin e pagave e të shpërblimeve të nëpunësve të
sporteleve në njësitë e qeverisjes vendore dhe të dhomave të tregtisë dhe se këto
vendosen nga organet kompetente të njësive të qeverisjes vendore apo të
dhomave përkatëse të tregtisë në cilësinë e punëdhënësit.
Neni 10 i projektligjit përmban dispozitat mbi buxhetin e QKR-së duke
përcaktuar se për sportelet në njësitë e qeverisjes vendore që japin shërbimin si
funksion të deleguar, QKB-ja përballon investimet kapitale, shpenzimet
operative si fond i kushtëzuar në një shumë fikse të pandarë si dhe përballon
4
kostot e trajnimeve për sportelet vendore, sipas praktikës aktuale të sporteleve të
QKR-së dhe QKL-së.
Ndërkohë që për sportelet pranë dhomave të tregtisë, QKB-ja përballon vetëm
kostot e trajnimit të stafit, ndërkohë që investimet kapitale e shpenzimet
operacionale përballohen nga vetë dhomat.
Neni 11 i projektligjit përcakton rregullat për tarifat e QKB-së. Tarifat ndahen
në dy grupe:
a) tarifa për kryerjen e funksioneve të QKB-së;
b) tarifa për shërbime shtesë për biznesin.
Të parat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa të dytat
miratohen nga ministri.
Neni 12 i projektligjit përcakton rregullat për përdorimin e të ardhurave nga
tarifat e përfituara nga QKB-ja. Si rregull, të ardhurat nga tarifat derdhen
plotësisht në buxhetin e shtetit, pavarësisht se ku mblidhen ato. Sa u përket të
ardhurave nga tarifat për shërbimet shtesë 10% do të derdhen në buxhetin e
shtetit, ndërsa vetëm 90% do të mbahen nga QKB-ja për t’u përdorur për
përmirësimin e shërbimeve. Ky rregullim është i njëjtë më atë të bërë në
legjislacionin aktual për QKR-në dhe QKL-në.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.