Qualcomm prezanton Snapdragon 855, 5G është gati! Ja si do të jetë

06/12/2018 5:53 PM 0 komente

Snapdragon 855 është procesori i smartphone-ve për të cilin do të flitet gjatë vitit 2019, të cilin prodhuesi Qualcomm e prezantoi para disa orëve si pasardhësin e procesorit mjaft të fuqishëm dhe të vlerësuar Snapdragon 845.

Chip është më i miri që është realizuar ndonjëherë nga kompania, i projektuar për të vijuar betejën e nisur nga paraardhësi me A12 Bionic të Apple dhe Kirin 980 të Huawei.

Krahasuar me procesorët e Apple dhe Huawei, Snapdragon 855 i Qualcomm (7 nanometra) ka të integruar një modem 5G falë të cilit, smartphone-t me këtë procesor do të përshtaten me rrjetet e gjeneratës së re (5G) sapo të jenë të disponueshme. Smartphone me këtë procesor pritet të kenë karakteristika të niveleve të larta, me synim edhe kursimin energjetik.

Procesori grafik Adreno 649 mbështetet në tetë njësi kryesore llogaritje, të ndara në tre nëngrupe: e para 4 core, 1,78 GHz për veprime të zakonshme, e projektuar për të ruajtur konsumin të ulët; e dyta, 3 core, 2,42 GHz që hyn në veprim kur llogaritjet bëhen më komplekse; e treta me një core të vetëm me frekuencë maksimale 2,84 GHz kur akseleratori i performancës është në maksimum.

Smartphone me procesor Snapdragon 855 do të kenë fotokamera më inteligjente, aplikacione të Inteligjencës Artificiale të mbështetura jo në cloud por drejtpërdrejt te pajisjet, sisteme të realitetit të shtuar dhe natyrisht, lidhje më të shpejtë.

Telefonat me këtë procesor do të mbërrijnë duke nisur nga viti 2019, në të njëjtën kohë me aktivizimin e rrjeteve 5G.

“5G, thotë Cristiano Amon, presidenti i Qualcomm Technologies – do të nisë në të gjithë botën pas pak kohësh: mes 2019 dhe 2020. Nga kompanitë te telekomunikacionit në Amerikë tek ato në Europë, nga ato aziatike me Kinën, Korenë, Japoninë deri në Australi dhe Zelandë të Re, mesazhi është i qartë: 5G do të vijë në të gjithë botën në të njëjtën kohë”.

“Kemi punuar prej vitesh – shton Amon – dhe më së fundi, ia dolëm. Rrjeti funksionon, frekuencat funksionojnë, chipset funksionon. Tashmë kemi edhe procesorin që do ta zhvillojë edhe më tepër tregun, Snapdragon 855”.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of