Siç tregohet edhe në hartën e mëposhtme, sipas City RepTrack 2016 nga Instituti i Reputacionit, Sidnei është në krye të klasifikimit.
Edinburgu është qyteti i vetëm që përfaqëson Britaninë e Madhe në ‘top 20’, ndërsa Dublini renditet i 20-i me 76.3 pikë.
Pikët masin lidhjen e konsumatorëve me ekonominë e çdo qyteti, administratën dhe mjedisin e biznesit.
Sidnei u rendit në vend të parë për të dytin vit radhazi, duke pasur si pikë të fortë vullnetin e njerëzve për të punuar e për të jetuar në qytet si dhe për të investuar në të.
Anketa u krye nëpërmjet një pyetësori online me 20,600 persona në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Itali, Kanada, Japoni, SHBA dhe Rusi.
Vetëm personat që e njohin qytetin u llogaritën në rezultatin e anketës.
Burimi: Independent
*City RepTrak® është një sondazh i cili bazohet në më shumë se 22,000 vlerësime konsumatorësh në vendet e G8-s, i cili bën klasifikimin e 55 qyteteve me reputacionin më të mirë në botë, bazuar në nivelin e besimit, vlerësimit, admirimit dhe respektit. Perceptimet në lidhje me 13 atribute janë grupuar në tre dimensione: ekonomia e zhvilluar, qeveri efikase dhe mjedisi tërheqës.