Njëherë e një kohë ishte aparati fotografik me film. Pastaj kaluam në përdorimin e aparateve fotografike dixhitalë.
Kufiri i fundit i fotografisë gjatë udhëtimeve? Kalon nëpërmjet rrjeteve sociale, duke filluar nga Instagram.
1.Nju Jorku
Qyteti më i fotografuar në Instragram është Nju Jorku. Cilat janë vendet më të dashura dhe të postuara në Instagram? Empire State Building, Times Square, Rockfeller Center, Grand Central Station. Por ndër vendet më të fotografuara në qytet është edhe Apple Store në Fifth Avenue.
2.Moska
Sipas klasifikimit të ‘The Sun’, në vend të dytë, ndër vendet më të fotografuara në Instagram, gjejmë Moskën. Nuk është vetëm Sheshi i Kuq, por edhe Katedralja e Shën Vasilit në Kremlin, Radisson Royal Hotel, qendra tregtare Gum, që zgjidhet nga shumë çifte si sfond për fotot e tyre të dasmës.
3. Londra
Në vend të tretë është Londra. Përveç destinacioneve klasike – nga Piccadilly Circus në Westminster Bridge, tek Primrose Hill dhe Parliamen Hill mund të bëjmë foto panoramike, janë edhe vende të tjera në Instagram si: Royal National Theatre, dera në ngjyrë rozë me mbishkrimin “love” në Oakley Street në Chelsea, grafitet në Shoredict, tenda bardhezi e Monocle etj.
4. São Paulo
Parku Ibirapuera, Hotel Unique, Katedralja Metropolitane në San Paolo (kisha e pestë gotike në botë për nga madhësia), Muzeu i Futbollit, Edifício Itália (grataçielë e lartë 168 metra, e ndërtuar mes viteve 1956 e 1965 nga komuniteti italian i qytetit) dhe Latin America Memorial – këto janë disa nga atraksionet në qytetin të São Paulo -s, vendi i katërt më i fotografuar në Instagram.
5.Parisi
Ndër qytetet më të dashura dhe të vizituara në botë, Parisi ka mjaft vende të bukura për të bërë një foto dhe për ta ndarë atë me miqtë në Instagram. Nuk janë vetëm Kulla Eiffel dhe Champs Elysée, por edhe libraria Shakespeare & Company, Rue Cremieux (një rrugë me ndërtesa me ngjyra dhe lule), restoranti La Maison Rose në Montmartre, vreshtat e Parisit (të vetmet në të gjithë Parisin) dhe pallati 59 Rivoli.
6.Los Anxhelos
Ndër vendet më të fotografuara në Los Anxhelos gjejmë: Venice Beach, Walk of Fame, Rodeo Drive, Hollywood Sign. Por në Los Anxhelos është edhe muzeu më i fotografuar në Instagram në botë: Los Angeles County Museum of Art. Po ashtu është edhe muzeu në formë rendeje The Broad, apo butiku ngjyrë rosë Paul Smith.
7.Shën Petërburgu
Një tjetër qytet rus në klasifikim është Shën Petërburgu. Një ndër vendet më të fotografuara është Pallati i Dimrit, Pallati i Katerinës së Madhe, kopshtet e Peterhof dhe Fortesa e Pjetrit dhe Palit.
8.Xhakarta
Në vend të parë ndër vendet aziatike më të fotografuara në botë gjejmë Xhakartën. Kopshti Tamam Mini Indonesia Indah, Xhamia Istiqlal, Muzeu Kombëtar i Indonezisë janë ndër vendet më të fotografuara.
9.Stambolli
Për një foto të bukur panoramike në Stamboll, ju duhet të ngjiteni në kullën e Gallatës në Stamboll. Por është edhe qendra historike me pallatet e saj, Xhamia Blu, Bazilika e Shën Sofisë, dhe ura Ortakoy.
10. Barcelona
Klasifikimi i dhjetë vendeve më të fotografuara në Instagram për këtë vit mbyllet me Barcelonën. Vendet më të fotografuara? Shtëpia Batlló e Antoni Gaudìt, Parku Guell, Muzeu Kombëtar i Arteve në Katalunja, Sagrada Familia, tregu me shumë ngjyra La Boqueria, Parc de la Ciutadella, Barrio Gótico (një ndër zonat më të vjetra dhe të bukura në Barcelonë, një labirint rrugësh me bare, restorante dhe dyqane).
po tirona eshte se vet jam tirons