Qytetet më të pëlqyera për të punuar nga punonjësit me kontratë

04/07/2018 12:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas një sondazhi të ri, Londra është vendi numër 1 ku punonjësit me kontratë do të dëshironin të punonin.

Më shumë se një e pesta (22%) e të intervistuarve thanë se kryeqyteti i Britanisë së Madhe ishte destinacioni më i pëlqyer për të punuar.

Nju Jorku renditej në vendin e dytë me 16%, ndërsa Berlini dhe Barcelona, respektivisht në vend të tretë dhe të katërt me 15%. Europa dominon top 10, me pesë vende të reja, duke përfshirë Parisin, në vendin e tetë.

Ndërkohë që qytetet e mëdha europiane dhe amerikane përbëjnë dy të tretat e 30 destinacioneve më të famshme, vende të tjera po rifitojnë terren. Dubai, Sidnei dhe Tokio bëjnë gjithashtu pjesë në top 10, respektivisht në vend të gjashtë, të nëntë dhe të dhjetë. Edhe Abu Dhabi dhe Hong Kongu janë ngjitur në këtë renditje në katër vitet e fundit.

Kryesimi i Londrës verifikohet pavarësisht një rënie të përgjithshme të atraktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar. Para votimit të Brexit, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë europian ku dëshironin të punonin punonjësit me kontratë. Tani është në vend të pestë, pas Gjermanisë, dhe pëlqehet më pak se sa Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

 

Ngurrimi për të lëvizur

Paqartësitë rreth Brexit në Britaninë e Madhe, si dhe kontrollet më të ashpra të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për faktin se njerëzit në përgjithësi janë më pak të interesuar për të punuar jashtë vendit.

Ndërkohë që më shumë se gjysma e të intervistuarve (57%) thanë se do të dëshironin të lëviznin jashtë, kjo shifër është dukshëm më e ulët se katër vite më parë. Në vitin 2014, thuajse dy të tretat (64%) thanë se ata do të ishin të lumtur të shkonin në një vend tjetër për të punuar.

“Ndoshta bota po bëhet pak lëvizëse. Ose bota vetë po bëhet gjithnjë e më globale, duke e bërë të panevojshme për njerëzit të ndryshojnë rrënjët e tyre për të gjetur punë që u jep më shumë kënaqësi dhe pagë më të lartë” – thonë autorët e studimit, nga Boston Consulting Group dhe kompania e rekrutimit The Network.
Në sondazhin Decoding Global Talent u morën në pyetje 366.000 punonjës falë një bashkëpunimi me këshillat e administrimit në tregun e punës, në më shumë se 130 vende.

 

Tërheqja e njerëzve më të aftë

Me ndryshimin e zakoneve të të punuarit dhe me rritjen e decentralizimit, tashmë qytetet duhet të konkurrojnë për njerëzit më të aftë. Punonjësit do të zgjedhin të transferon në bazë të mundësive kulturore dhe standardeve të jetës që ofrohen në atë vend. Sa i përket cilësisë së jetës, Vjena, Zyrihu, Aucklandi, Mynihu dhe Vankuveri janë në krye të klasifikimeve të ndryshme.

Burimi: World Economic Forum

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of