Vendi simbol i Pekinit, Qyteti i Ndaluar, ishte pallati perandorak i dinastive Ming dhe Qing.
Për më shumë se 500 vjet, në këtë pallat të bukur në zemër të qytetit kanë jetuar perandorët dhe familjet e tyre dhe ka qenë qendra ceremoniale dhe politike e qeverisë kineze.
I ndërtuar mes viteve 1406 – 1420, pallati është shpallur Pasuri e Trashëgimisë së UNESCO-s në vitin 1987. Pallati përbëhet nga 980 ndërtesa dhe 8707 dhoma.
Ky është pallati perandorak më i madh në botë, i cili sot ka vendosur të hapet për publikun pak më shumë.
Në vitin 2020 do të përfundojnë punimet e qendrës së të vizitorëve. Pikërisht me këtë rast, turistët do të kenë rastin të vizitojnë disa pjesë që më parë ishin të mbyllura të Qytetit të Ndaluar të Pekinit. WMF (World’s Monuments Fund) njoftoi se qendra e re, brenda Qianlong Garden, është pjesë e projektit të gjerë të restaurimit që ka përfshirë strukturën.
Në të vërtetë, Qianlong Garden është ndërtuar më vonë se Qyteti i Ndaluar, mes viteve 1771 – 1776 me vullnetin e perandorit të katërt të Dinastisë Qing – për të pasur një vend se ku të jetonte pas sundimit prej 60 vjetësh.
“Ndërtesat përmbajnë zbukurime dhe arredime të një kohe që është konsideruar një ndër periudhat më të guximshme dhe ekstravagante të historisë së arkitekturës dhe interior design-it në Kinë. Ndërtesat përmbajnë disa nga elementet më të rëndësishme që kanë mbërritur deri në kohët e sotme nga Kina perandorake” – shkruar WMF.
Në vitin 2020 do të hapet një ekspozitë kushtuar design-it të shekullit 18 dhe krijimit të kopshtit; një ekspozitë që do të tregojë projektin e ruajtjes; ndërsa holli kryesor do të jetë një hapësirë e hapur me pamje nga shkëmbinjtë e kopshtit të tretë.
Kjo pjesë e Qytetit të Ndaluar nuk ishte shfaqur asnjëherë për publikun deri më tani. Dhe kjo është një arsye më shumë për ta vizituar këtë arkitekturë të mrekullueshme. Në të vërtetë, ta vizitosh nuk është aq e thjeshtë – ajo ka kaq shumë ndërtesa sa ju duhet të bëni një përzgjedhje më parë, edhe pse disa vende nuk duhet t’i humbni kurrsesi.
Hall of Supreme Harmony është struktura më e rëndësishme në gjithë Qytetin e Ndaluar, me Fronin e Dragoit të Perandorëve dhe Pallatin e Ushqimit të Shpirtit.
Qyteti i Ndaluar në Pekin është vetëm dy stacione metroje larg sheshit të Tienanmen.