Qyteti më i vogël në Amerikë, me vetëm një banor

09/03/2018 11:20 AM 0 komente
  • Qyteti më i vogël në Amerikë është Monowi në shtetin e Nebraskas, ku banorja e vetme e mbetur në këtë qytet është 84-vjeçarja, Elsie Eiler.
  • Eiler, ka mbetur banorja e vetme në këtë qytet pasi bashkëshorti i saj Rudy vdiq në vitin 2004.
  • Ajo drejton lokalin e vetëm në Monowi, bibliotekën e cila ka rreth 5,000 tituj librash.

Në moshën 84-vjeçare, Elsie Eiler, është ende krenare për qytetin e saj të lindjes, Monowi në Nebraska.

Të qenët banorja e vetme e këtij qyteti i ka dhënë asaj privilegje të shumta. Ajo është kryebashkiakja e qytetit, ajo që drejton lokalin më të famshëm të qytetit dhe biblotekën e tij.

Sipas Censusit të bërë në vitin 2000, popullsia e këtij qyteti ishte 2 banorë, por në vitin 2004, banori i dytë që ishte edhe bashkëshorti i znj. Eiler, ndërroi jetë.

Por edhe pas kësaj fatkeqësie, ajo vendosi të rrijë në qytetin e saj, duke thënë se nuk donte të largohej nga vendlindja e saj.

Ajo jeton edhe sot e kësaj dite në një shtëpi të lëvizshme, që është shumë pranë biznesit të vetëm të këtij qyteti, lokalit Monowi Tavern, të cilin ajo e vetëmenaxhon.

Ajo së bashku me bashkëshortin e blenë këtë lokal në vitin 1971 dhe tani ajo punon 12 orë duke shërbyer ushqim dhe pije për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Ky është biznesi i vetëm në këtë qytet.

Çdo vit, znj. Eiler plotëson një plan për mirëmbajtjen dhe infrastrukturën e qytetit, të cilin ajo ia dërgon për miratim shtetit të Nebraskas.

Herë pas here, ajo vendos që t’i rrisë taksat që ka për të paguar, në mënyrë që të arrijë të mbajë hapur 3 zyrat postare të qytetit dhë të bëjë të mundur që uji të mos i ndërpritet asnjëherë. Ky mund të jetë i vetmi qytet në botë që nuk proteston në momentin kur rriten taksat, sepse kryebashkiakja vendos që ato të rriten, dhe është po ajo vetë që vendos që t’i paguajë ato.

Në një intervistë të dhënë para pak kohësh për BBC-në, ajo shprehet se në monetin kur unë i kërkoj licencën për një produkt të caktuar shtetit të Nebraskas, ata ia dërgojnë kërkesën time, sekretarit të qytetit të Monowi (që jam po unë). Unë e marr atë si sekretare e qytetit, e firmos si kryebashkiake dhe ia jap po vetes nën funksionin e pronares së të vetmit lokal të qytetit, (kur bëhet fjalë për shembull për produkte që kanë lidhje me lokalin).

Fama që ka marrë znj. Eiler ka filluar që në momentin kur asaj i vdqi bashkëshorti dhe ajo u bë banorja e vetme e Monowit.

Kurioziteti ka shtyrë një numër të madh turistësh të cilët vijnë vetëm për të më takuar dhe për të më pyetur sesi është të jesh banorja e vetme e një qyteti, sado i vogël qoftë ai.

Unë kam mundësi të shpërngulem dhe të jetoj edhe pranë fëmijëve të mi, por ky është qyteti im i lindjes dhe këtu dua të kaloj edhe pjesën e jetës që më ka mbetur, shprehet ajo për BBC-në.

 

 

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz