Rajon / Partnerët hungarezë dhe serbë ndërtojnë një fabrikë për përpunimin e mjedrës

30/03/2019 10:02 PM 0 komente

Guri i themelit të një fabrike të përpunimit të mjedrës që do të ndërtohet nga partnerët e biznesit hungarezë dhe serbë u vendos të martën në Arilje, një qytet në jugperëndim të Serbisë, i njohur për plantacionet e mjedrës, njoftoi agjencia e lajmeve MTI.

Ndërtimi mbështetet nga paratë e një fondi prej 30 milionë eurosh të qeverisë së Hungarisë për të nxitur investimet nga kompanitë hungareze në Serbi, tha Levente Magyar, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Branislav Nedimović, ministri serb i Bujqësisë, tha se kjo fabrikë do të ketë kapacitet për të përpunuar 12 tonw mjedër në një orë. Përveç mjedrës, ajo do të përpunojë edhe manaferra, qershi, kumbulla dhe pjeshka, shtoi ai.

Ideja për ndërtimin e një fabrike përpunuese është hedhur në vitin 2016 në një takim të përbashkët qeveritar hungarezo-serb. Në atë kohë, kryeministrat e të dy vendeve ranë dakord për të zgjeruar programin e zhvillimit ekonomik të Hungarisë përtej Vojvodinës, rajonit në Serbinë veriore me një popullsi të madhe etnike hungareze.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of