Ecuria e dobët në tregjet e Europës Qendrore e Lindore (EQL) e udhëhoqi të gjithë tregun e depozitave të EQL drejt rënies në 203.65 milionë dollarë gjatë tremujorit të parë të vitit, përafërsisht e barabartë me tkurrjen prej 3.3% nga viti në vit. Këto rezultate përbëjnë një pjesë të ecurisë së T1 të vitit 2014 në Europë, Lindjen e Mesme dhe Vlerësuesit Tremujor të Sistemit të Magazinimit të Afrikës (EMEA), botuar kohët e fundit nga firma botërore e kërkimeve të tregut IDC.
Rajoni i EQL dukej se po përjetonte efekte të vonuara negative nga stanjacioni ekonomik i vitit 2013 dhe këto tregje “vuajtën” më keq se pjesa tjetër e Europës. Faktorët gjeopolitikë, përfshirë krizën e paqëndrueshme ruse-ukrainase, trazuan edhe më tej tregun, ku efektet më të rënda u ndien në Ukrainë, Kazakistan dhe vende të tjera të CIS. Në fakt, qarqet e vetme që arritën të ardhura dyshifrore ishin Polonia, Rumania dhe Sllovenia, të cilat zbutën pjesërisht rënien e të gjithë tregjeve të tjerë në rajon.
Në këtë mjedis të vështirë, shumica e shitësve të depozitave të EQL u përball me një tremujor të dobët. Edhe pse udhëheqësit e tregut – EMC, HP dhe IBM – vijuan të kryesojnë me tri pozitat e tyre, ata nuk ishin performuesit më të mirë në drejtim të rritjes. EMC ishte i vetmi nga të tre që regjistroi rritje nga viti në vit, me një rritje prej 2.9% falë produktit “popullor” VNXe, ndërkohë që ranë shitjet e produkteve luksoze.
HP ishte ende shumë agresive për sa i përket hapësirës së produkteve mesatare, por humbi aksione në segmentin e produkteve bazë, duke shkaktuar tkurrjen e dërgesave të përgjithshme të saj 3.3% nga viti në vit. Ndryshe nga tremujori i mëparshëm, IBM arriti sukses me trashëgiminë e saj të sistemeve luksoze, duke siguruar projekte në Rusi dhe Poloni, por u dëmtua nga rënia e mprehtë e ndërmarrjes së saj të linjës së produkteve “Storwize”. Kjo rënie filloi në mes të vitit 2013, dhe ristrukturimi i brendshëm dhe “zinxhirit” të shitësit nuk ngjalli shpresa për përmirësim. HDS ishte performuesi në rajon, duke njoftuar një rritje të përgjithshme prej 33.2% nga viti në vit falë biznesit të sistemeve të unifikuara të magazinimit.
NetApp pasoi sa u përket rezultateve të rritjes, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve performuan shumë nën mesataren e tregut.