Kryeministri Edi Rama priti në takim delegacionin e ardhur nga Azerbajxhani, të kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev, një takim ky që erdhi pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit mes ministrave të energjisë.
Gjatë takimit kreu i qeverisë u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shtoi edhe një herë interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik me shtetin azer.
Nga ana e tij, ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.
Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin ministri Aliyev tha se qeveria e tij është e angazhuar për realizimin e këtij projekti.
Dy vendet po punojnë gjithashtu, për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura, sikurse edhe u deklarua para mediave nga ministri i energjise azere.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.