Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se çmimi i energjisë nuk do të rritet por secili do të paguajë atë që i takon dhe kush paguan nuk do të jetë më i detyruar të paguajë edhe për ata që vjedhin, siç ka ndodhur “zi e më zi” për 20 vjet me radhë, shprehet ai. Gjithashtu, deklaron se do të ketë rritje pensionesh për kryefamiljarët.
“Politika jonë e re e energjetike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë duke e kthyer brenda pesë vjetësh nga një gropë të zezë humbjesh kolosale, në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar. Nga një vend i varfëruar dhe i turpëruar prej vjedhjes së vetvetes, do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vënies në shërbim të interesave të atdheut e të popullit, të kësaj pasurie të paçmuar”, shkruan Rama.
Kryeministri vijon në fjalën e tij se politika e re energjitike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtezakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë duke e kthyer brenda 5 vjetësh nga një grope të zezë humbjesh kolosale, në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.