Rama deklaroi në Mbledhjen e fundit të Këshillit Ekonomik Shqiptar se do të nënshkruhet Paketa e Tretë e Energjisë, ligj i cili garanton detyrimin e shqiptarëve si palë e komunitetit të energjisë.
Pr.ligji për energjinë garanton sipas kryeministrit, aktivitietin e qartë të luftës ndaj informalitetit.
Kryeministri përmendi sakaq edhe shifrën e 1.1 miliardë dollarë të akumulura si borxhe, direkte apo indirekte, në sektorin e energjetikës.
“ Do të kryejmë ballafaqim këndvështrimesh, së bashku me programin tonë me FMN-në, për të vendosur në binarët e shtetit modern, në raport të kësaj pasurie kolosale, e cila duhet shndërruar në burim fitimi , e jo stresesh dhe problemesh.”, u shpreh Rama.
Pr ligji siguron një bazë solide për zhvillimin e sektorit, sipas kryeministrit Rama, si dhe reformat e ndërmarra synojnë zhvillimin ekonomik.
Deri në vitin 2018 do dalim në tregun e liberalizuar për konsumatorët shprehu më tej ai,
“Jam mirënjohës Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Biznes Albania, lidhur me mbështetjen dhe komentet për paketën fiskale. Dua të ndaj me ju dhe publikun bindjen se jo vetëm në këtë operacion, por edhe të tjera do vijojnë, për të vendosur rend dhe marrja e masave është vetëm një pjesë e një programi të ndërtuar dhe të mirëpërcaktuara, në ndërveprim më institucione financiare, duke marrë në konsideratë sukseset e vendeve të tjera.”, deklaroi Rama.
Më tej vijoi kryeministri: “Projektligji siguron një bazë solide për zhvillimin e sektorit duke krijuar premise që sektori të hapet, për shfrytëzimin e burimeve të reja dhe strukturimin e entit rregullator të energjisë elektrike si institucion modern që garanton . Për ta kthyer këtë sektor në sektorin të zhvilluar në 2018 do të dalin në treg të liberalizuar. Nuk parashikon asnjë falje faturash, por ka dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë elektrike.”
Fatkeqësia sipas kryeministrit ka qenë se qeverisej për të marrë mandatin tjetër. ” Kurrë mos pastë pushtet njeri në këtë vend me këto borxhe, dhe kurrë mos e marrtë pushtetin njeri në këtë vend nëse çmimi është tia fusim zjarrin shtetit. Jam i vetëdijshëm dhe për faktin se sot ka plot nga ata që nuk e kanë vjedhur energjinë elektrike dhe nuk e kanë paguar energjinë (nuk kanë pasur matësa) dhe kanë akumuluar borxhe të mëdha. Po punojmë për një mekanizëm më raport me kompaninë, por fjala falje nuk duhet të konsiderohet si opsion.”, u shpreh Rama.
Rama arsyetoi arsyet se pse nuk do ketë më falje: “Çfarë kanë sjellë faljet në të shkuarën të kamatvonesave? Faljet kanë sjellë ulje të arkëtimeve, është reagim më normal. U japim të gjithëve mundëinë e dytë atyre që duan të futen në sistem. Mundësia e dytë është me gatishmërinë e pagesës së pjesës që i takon. Jemi të vetëdijshëm me mangësitë e kompanisë për t’i shërbyer klientit…kompania ishte një anije në det të hapur që përlasej nga dallgë”
Kryeministri u ndal edhe në paketën fiskale të vitit 2015, ku deklaroi: “Përsa i përket paketës fiskale, kam dëgjuar të gjitha kritikat dashamirëse dhe jo dashamirëse…nga sipërmarrja. Në këtë qeveri i kemi të gjitha kapacitetet për të bërë maksimumin por nuk kemi mundësi të shkojmë përtej maksimumit.
Maksimumi është i përcaktuar, përpjekja për të ikur përtej maksimumit, për të qenë supërfuqi energjitike, etj, na solli në këtë situatë që jemi.
Sipërmarrja duhet të kujtojë që kjo është e para qeveri që respoetkon detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 mln usd të lënë në derë, nuk thamë “c’ne në derën tonë”…do t’u shkojnë sipërmarrësve. Deri dje u thonin bëjini për patriotizëm. Kemi disbursuar deri me tani 260 mln usd, kemi gati shumën tjetëer, por prezim monitorimin e FMN për mënyrën e dhënies së parave. Kam I kënaqyur që ka dalë në konkluzionin q ëështë bërë në mënyrë transparante jo klienteliste. Më parë bëhej përfitim në bashkëpunim. Tani do të vazhdojnmë me disbursimin e parave të tjera. kjo duhet ta bëjë qeverinë të vetëdikshëm se kjo qeveri do të bëjë maksimumin. Maksimumi një vit pas marrjes së qeverisë, është qartësisht i kufizuar. I kufizuar nga detyrimet, nga sakrifica për ta kthyer qeverisjen në përfitshmëri dhe nga fakti se nuk kemi në plan t’i bëjmë paratë rrush e kumbulla.”
ndaj akuzave të opozitës apo pakënaqësive që kanë shprehur, Rama u shpreh:
“Persa i përket duhanit, jemi kundër duhanit. Nuk e konsiderojmë rendin, por lehtësim për shëndetin. Duam të shpëtojmë sa më shumë njerëz nga kanceri. Për më tepër nuk jemi jashtë tendencës europiane.
Tek depozitat jemi vendi më absurd në Europë e në Ballkan. Nivel i pa imagjinueshëm, 9 mld usd depozita. Duam t’i nxjerrim ato në investime. Me keto nuk jemi duke prekur as mësues, as infermerë. Ajo masë e 97 % të shqiptarëve që përfituan nga lehtësimi i taksave. Do të bëjmë një llogari: Biznesit, nuk ju kam gënjyer, ju kam thënë nga 10 në 15%, dhe jo shoh në formë. TVSh-në e rimbursuar se keni parë as në ëndërr. Kolegët tuaj mund të japin dëshminë tuaj për të marrë rimursimin e TVSH-së. Siç rrisim këto tre taksa ulim 15 taksa të tjera, të lidhura drejtpërdrejtë me prodhimin.
Ka dhe një element tjetër. Ua kemi thënë kur ishim në opozitë që “nuk e keni 10% taksën”, 10% është e sheshtë. Kemi këtu njërëz që kanë paguar 300 % në formën e gjobave arbitrare. Jemi krenarë që nuk bazohemi tek gjobat, e për të bërë plane, e për të ndarë bashkë lekë. ndaj në këtë aspect I kemi qëndruar marrëveshjes me dhomën amerikane në tregtisë, ndonëse dhoma ka rezerva ndaj qeverisë. Jemi kryelartë se nuk kemi një qeveri gjobalish…
Kërkesën e hershme të Dhomës Amerikane të Tregtisë për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave tatimore e kam parë si një pjesë legjitime. Kerkesa si ulja e masave, etj, jane legjitime. Keni nje kryefjale që e kemi dhe ne. Ulja e informalitetit. Edhe këtë e kemi kryefjalë. Kjo nuk është vetëm e jona, është një sfidë e përbashkët.
Ne mund të zgjedhim rrugën e lehtë për të bërë kompromis me ata që shmangin e gënjejnë, por nuk jemi për kompromis. Do t’ju jam një shifër për informalitetin. Shifra e fundit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ku nuk bërë asnjë ndryshim), raporton mbi 81 mijë vende të reja pune të regjistruara. Vende të reja pune të hapura nga ato të mallkuara zyra pune, apo vende pune që e kemi thënë gjatë fushatës që nuk punojnë në të zezë por në të bardhë.
Kur kemi folur për 300 mijë vende pune, kemi ditur se çfarë flasim, për vend pune sipas konceptit europian. Ëhstë target shumë ambicioz por unë besoj më shumë se dje sot se do ta realizojmë.
Ndalem në 3 elementë. Shqipëria kapërceu këtë vit 40 vende për klimën e të vërit biznes. Në fund të vitit ministri I zhvillimit të ekonomik do të shpallë lehtësitë që do të jenë për të bërë biznes.
Lehtësi e pagimit të taksës, kemi bërë progress, dhe do të bëjmë më shumë
Së treti raporti i BERZH thotë se Shqipëria është një vend lider për reformat në rajon. E kemi marrë përsipër për ta bërë Shqipërinë model.
Dy pjesmarrëse të rregullta të këshillit ekonomik kompbëtar, përgëzoj publikisht drejterëshen e tatimeve dhe drejtoreshën e doganave, për punën e bërë ndaj luftës së informalitetit dhe kontrabandës.
Duhet të biem dakrd me disa gjera themelore. Sot duhet të biem dakord se raporti qeveris ispërmarrje është komplet tjetër me çka ishte me më parë. Nuk jemi të lumtur me njëri-tjetrin por jemi të kënaqur. E shoh me entuziazëm pjesmarrjen tuaj aktive jo vetëm në komisionet parlamentare por edhe në tryezat e opozitës.”- përfundoi Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.