Në takimin e organizuar për Paketën për Bujqësinë, Kryeministri Rama ripërsëriti pikat kryesore të lehtësimeve që Paketa e Bujqësisë, do të sjellë për këtë sektor dhe për fermerët e sipërmarrësit shqiptar.
Rama theksoi se duhet arritur, me mjetet më të mira, që të absorbohen financimet e jashtme në këtë sektor, duke zhvilluar disa elementë të nevojshëm dhe të zbatohet çdo para të dhënë në dispozicion nga buxheti.
“ Këtë vit, falë investimit serioz në sistem të agjensisë të zhvillimit bujqësor dhe rural, në funksion të dialogut me forcat ne terren, vihet re një kthesë. Por ende shumë e zbehtë. Ky sektor do forcohet vit pas viti në funksion që të thithim burime financimi të BE-së.
Para një jave, falë punës së Ministrisë së Bujqësisë, kemi paraqitur një paketë mbështetje për bujqësinë, 26 masa, 13 në zbatim, 13 të tjera do zbatohen vitin e ardhshëm. Do i japim frymëmarrje të re të sektorit, në dialog më të gjithë aktorët.
Kjo është paketa e parë horizontale për bujqësinë, peshkimin, blegtorinë, rritjen e efektshmërisë më 46% krahasuar me 2014 dhe zhvillimin ekonomik të tyre. “, deklaroi kryeministri Rama.
Përmirësimi i ujitjes dhe kullimit, do të vijojë të mbetet prioritet sipas kryeministrit, duke vendosur kështu një shembull suksesi, që do sjelli vlerë të shtuar vitin 2015.
Një pikë e rëndësishmë ku u ndal Rama ishte Mbështetja e dhënë nëpërmjet kësaj palete agro-përpunuesve, përjashtimi i tvsh-së së agro-ushqimore të mjeteve në import, duke synuar kështu sipas kryeministrit, të inkurajohen sipërmarrësit.
“ Kërkesa për subvencionim, në bllok masiv, të naftës për prodhim bujqësor, i ka kaluar koha. Ne për peshkimin kemi përjashtuar importin e naftës, e bëjmë sepse: kjo skemë nuk rrezikon të kthehet në korrupsion, sepse mbështetja direkte sjell përfitim për sektorin direkt. Nafta për bujqësinë është plotësisht e subvencionueshme nqs ka faturë”, deklaroi Rama.
Rama deklaroi, ndër të tjera, se Harta e Rajonalizmit të Prodhimit mbetet instrumenti i duhur për përfitimin dhe specializimin, çdo zonë do bëjë më mirë, me më pak përfitime, për të përfituar të ardhura.
Vizioni i ardhshëm për bujqësinë, sipas kryeministrit, mbetet:
- Rritja e konkurrencës
- Mbrojtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore
- Sigurimi i baraspeshuar i prodhimeve rajonal
Në fund, Rama deklaroi se do investohet në dije, inovacion për progres dhe jo subvencionim në bllok.
Ministria e Bujqësisë prezantoi, në një takim nën logon “Bujqësia e së ardhmes”, hartën e rajonalizimit të prodhimit bujqësor.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se ky dokument, që miratohet për herë të parë, synon të jetë baza për hartimin e politikave mbështetëse për bujqësine dhe fermerët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.