Kryeministri i bën thirrje shtetasve shqiptare që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar…
Pas kërkesës së djeshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për plotësimin e vendeve bosh në këtë organizëm, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Kina, përmes rrjetit social facebook.
“Do t”u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikqyrës të BSH. Javën tjetër thirrja!, shkruan kryeministri.
Ngër[I në Këshillin Mbikëqyrës u krijua pas arrestimit të guvernatorit Fullani për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, dhe dorëheqjes së anëtarit Adrian Civici.
Gjatë një deklarate zyrtare dje, Banka e Shqipërisë i kërkon Kuvendit të zëvendësojë inspektorin e përgjithshëm dhe vakancat në Këshill.
Aktualisht, Këshilli Mbikëqyrës ka në detyrë 5 nga 9 antarë që parashikon ligji, çka do të rrezikonte kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve me dy të tretat e anëtarëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.