Përmes një statusi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar mbylljen
( sikundër pati lajmëruar edhe fillimin) e aplikimeve për postet e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në të Rama shkruan : “Me 151 aplikantë mbyllet thirrja për shprehje interesi për kandidatë nga jashtë atdheut për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Kryeministri nuk jep shumë detaje në lidhje me këto aplikime që për nga shifra duket se kanë rritur interesin e shqiptarëve që punojnë dje jetojnë jashtë vendit. Në mesin e muajit shtator, kryeministri po përmes rrjetit social Facebook lajmëroi edhe hapjen e aplikimeve e ku të gjithë të interesuarit mund të dërgonin CV-të e tyre në adresën [email protected], ndërsa përcaktoi edhe kriteret që ishin :
“Kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, ne e çelim këtë proces: a) Për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje
b) Për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë
c) Për ta ngritur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në një stad të ri përgjegjësie e përgjegjshmërish profesionale
d) Për të vendosur meritën si parakusht të përzgjedhjes dhe thelluar depolitizimin e Këshillit Mbikëqyrës
Sipas njoftimit të mesit të shtatorit këto aplikime do të mbylleshin në 30 shtator, sikundër edhe ndodhi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.