Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për media ka bërë me dije se do të nisë një operacion në bashkëpunim me CEZ, për sa i përket kapjes së të gjithë hajdutëve të energjisë elektrike, të cilët do të vihen të gjithë para ligjit.
“Sot ne kemi përfunduar planin operacional mes një sërë institucionesh, që do të udhëhiqet nga kompania e shpërndarjes CEZ dhe policia e shtetit. Është një operacion ku do të duhet që çdo vjedhës i energjisë të përballet me ligjin dhe për çdo vjedhje të energjisë të ketë ndëshkim is për çdo hajdut tjetër”, tha Rama.
Kreu i qeverisë bëri me dije se energjia është një mall që po kushton gjithmonë e më shtrenjtë dhe që rëndon familjet që jetojnë brenda kuadrit të gjithë normave dhe rregullave të bashkëjetesës dhe të gjithë at që e paguajnë.
“Do ti trajtojmë si hajdutë që i vjedhin këtij populli 150 milionë euro, bashkë, çdo vit”, u shpreh kryeministri.
“Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike, le të hidhen përpjetë ata që e mendojnë, por do ndryshojmë fashën”, deklaroi më tej Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.