Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë përpara gazetarëve për çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, si dhe mbi përgjegjësinë që duhet të ketë Guvernatori. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje Rama u shpreh : “Qeveria ka një rol të posaçëm në këtë rast, ne e kemi thënë se ky është një akt i rëndë kriminal që përbën një sfidë të trefishtë : për prokurorinë që t’i shkojë deri në fund dhe intensive, gjithëpërfshirëse dhe shteruese dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet çdo përgjegjësi ; për sigurinë dhe autoritetin e Bankës sepse është një institucion i pavarur. Si kryeministër unë nuk mund t’i kërkoj dorëheqjen një drejtuesi të një institucioni të pavarur; është një sfidë për Kuvendin dhe Qeverinë, duhet ta analizojnë duke e ndjekur ditë pas dite dhe të konkludojë në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare. Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk mund t’i them Fullanit të japë dorëheqjen, kjo do të ishte një thirrje në boshllëk dhe nuk do të kishte kuptim.
Nëse hyjmë në një luftë politike mund të ketë pasojë të mëdha dhe përvojat e ngjashme në botë kanë treguar se është e hidhur dhe joproduktive.
Duhet të trajtohet me kujdesin më maksimal nga ana jonë. Duket shpesh dhe gabimisht sikur qeveria duhet të flasë e para, por në fakt duhet të flasë e fundit në raste të tillë sepse do të bëjë një faj shumë më të madh për të ndrequr një faj po kaq të madh”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.