Ka ikur koha kur qeveria ishte e shurdhët ndaj biznesit dhe vendoste gjoba në kuriz të tyre. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa ishte i ftuar nga investitorët e huaj.
Në fjalën e tij shefi i ekzekutivit tha se pavarësisht viti që iku ishte i vështirë, qeveria ishte më e besueshme. Ai tha se qeveria do të bashkëpunojë me biznesin për të mbajtur premtimet si dhe për të siguruar një mjedis të mirë për të investuar në Shqipëri.
“Viti që lamë pas ishte i vështirë për qeverinë, ashtu dhe për biznesin. Ju shihni që qeveria është më e besueshme dhe jo e shurdhët, ne duam vërtet të bashkëpunojmë për të mbajtur premtimet dhe për të siguruar një mjedis për të investuar. Me BERZH do të mbledhim këshillin e parë të investimeve. Kemi hapur një kapitull të rri për marrëdhëniet me biznesin. Do mbledhim Këshillin Kombëtar të Investimeve. Që politikat të jenë efektive na duhet që të harojmë paketa që bazohen në sugjerimet tuaja. Paketat e industrisë fasone e hartuar në prillin e shkuar është një rezultat i dëgjesës dhe miratimit të ideve që vijnë nga industria”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se qeveria mbajti përgjegjësinë si dhe njohu borxhet e lëna nga qeveria e kaluar. Sipas tij do t’i jepet fund kësaj praktike me një ligj të veçantë që qeveritë të mos kenë borxhe ndaj biznesit. Rama tha se qeveria e tij është në rrugë për të pastruar gjithashtu dhe gjobat e vëna ndaj biznesit.
“Në trashëguam një situatë me borxhe të rënduar, diçka që ne e dinim dhe e njohnim se ishte kushti i parë i parteneritetit. Duhet t’i japim fund kësaj praktike. Legjislacioni do të bëjë që asnjë qeveri të mos ketë më borxhe ndaj biznesit, duhet të shmanget kjo dukuri që kishte paralizuar komunitetin e biznesit. Gjetëm dhe gjoba politike dhe sot jemi në pastrimin e këtyre mbeturinave dhe tani nuk ka asnjë gjobë politike. E kemi hequr njëherë e përgjithmonë këtë pengesë në kuadër të rregullimit të Shqipërisë”, deklaroi Rama në takimin me investitorët e huaj.
Po ashtu, Kryeministri theksoi se “veprimi ynë për një model ekonomik është bazuar vetëm në anlaizën tonë por mbi punën e përbashkë me arganizatat ndërkomtare se FMN dhe BB dhe po kështu me partnerët në terren”./shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.