Raporti, 259 të vdekur në botë për shkak të fotove selfie

04/10/2018 2:15 PM 0 komente

Dëshira për një foto ekstreme mund të vrasë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga një revistë shkencore, Journal of Family Medicine and Primary Care të All India Institute of Medical Sciences, i cili numëroi rastet e vdekjeve të shkaktuara nga selfie.

Sipas kërkimit, në botë, në harkun e pak viteve, më saktësisht 2011 – 2017, ka pasur të paktën 259 të “vdekur për shkak të selfie”, persona që kanë humbur jetën në aksidente ndërkohë që përpiqeshin të bënin një foto ekstreme.

Kërkimi është realizuar nëpërmjet kërkimeve në web me fjalë kyçe si “vdekje e shkaktuar nga selfie”, “aksident nga selfie”, “vdes nga selfie”. Në web janë gjetur informacione mbi 137 raste në gjithë botën që kanë shkaktuar 259 viktima. Periudha e analizuar është tetor 2011 – nëntor 2017. Viktimat janë në pjesën më të madhe meshkuj, thuajse tre të katërtat (72,5%). Mosha mesatare e viktimave është 22,9 vjeç.

Shkaqet / Mbytja, aksidentet me mjete transporti, rënia, zjarret dhe korrenti

Për sa u përket zonave gjeografike, numri më i madh i të vdekurve regjistrohet në Indi, me thuajse gjysmën e incidenteve, ndjekur nga Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Pakistani. Pjesa më e madhe e personave, 70, e kanë humbur jetën për shkak të mbytjes. Shkaku i dytë më i shpeshtë rezulton një incident me një mjet transporti, në pjesën më të madhe të rasteve, personat ishin duke bërë një selfie pranë trenave. Ndër shkaqe të tjera janë rëniet, korrenti, dhe madje, në 8 raste, kafshët.

“Do të duheshin zona “no selfie” në zonat turistike , për të zvogëluar incidencën e këtyre vdekjeve”.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of