Bayern München kalon Manchester United në renditjen e veçantë për të ardhurat komerciale për sezonin 2016-2017.
Sipas të dhënave të Deloitte Football Money League 2018, për sezonin 2016-2017, klubi kampion në Gjermani ka parë të rriten të ardhurat që lidhen me sponsorizimet, licensing dhe merchandising me 0,23% në 343,4 milionë. Kaq mjafton për të kaluar Red Devils, që për shkak të zhvlerësimit të paundit ndaj euros, shënuan rënie me 11% në këtë zë të të ardhurave.
Në vend të tretë është Real Madridi, kampioni i Europës, sipas klasifikimit të përgjithshëm të të ardhurave për sezonin 2016-2017, fitimet komerciale të të cilit u rritën me 14% krahasuar me sezonin e kaluar. Kjo rritje nuk e merr parasysh rinovimin e kontratës sponsorizuese me Emirates në shtator të 2017-s.
Ndërsa fitimet komerciale të Barcelonës mbeten neutrale (në vend të katërt), por renditet një vend më sipër se Paris Saint-Germain. Sipas raportit të Deloitte Football Money League 2018, të ardhurat e klubit francez janë ulur me 10% në sezonin 2016-2017, krahasuar me një vit më parë. Por mundet që efekti Neymar të ndihmojë në rritjen e këtyre fitimeve në sezonin 2017-2018.
Klubi | 2016-2017 (në mln €) | 2015-2016 (në mln €) | Ndryshimi |
Bayern München | 343,4 | 342,6 | 0,23% |
Manchester United | 325,2 | 363,8 | -11% |
Real Madrid | 301,4 | 263,4 | 14% |
Barcelona | 296,2 | 296,1 | 0% |
Paris Saint-Germain | 274,1 | 305,3 | -10% |
Manchester City | 230,5 | 238,9 | -4% |
Chelsea | 162,7 | 163,1 | -0,25% |
Liverpool | 161,6 | 159,8 | 1% |
Borussia Dortmund | 148,2 | 140,2 | 6% |
Arsenal | 136,5 | 142,9 | -4% |
Inter | 130,1 | 54,9 | 137% |
Juventus | 114,4 | 101,7 | 12% |
Schalke 04 | 94,6 | 98,3 | -4% |
Tottenham Hotspur | 83,9 | 77,5 | 8% |
Atletico Madrid | 70,5 | 53,2 | 33% |
West Ham United | 41,2 | 40,4 | 2% |
Napoli | 34,3 | n.d. | – |
Everton | 30,5 | n.d. | – |
Leicester | 29,9 | 30,1 | -1% |
Southampton | 19,6 | n.d. | – |
Deloitte po ashtu publikoi dhe klasifikimin e 20 klubeve më të pasura në botë.
Sipas Deloitte Football Money League 2018, Manchester United është klubi më i pasur në botë për të dytin vit radhazi, 581.2 milionë paund, duke lënë pas Real Madridin (me diferencë prej vetëm 2 milionë paund). Në vend të tretë, Barcelona me 557.1 milionë paund.
Renditja / 20 klubet më të pasura në botë | Në mln £ |
1. Manchester United | £581.2 |
2. Real Madrid | £579.7 |
3. Barcelona | £557.1 |
4. Bayern München | £505.1 |
5. Manchester City | £453.5 |
6. Arsenal | £419 |
7. Paris Saint-Germain | £417.8 |
8. Chelsea | £367.8 |
9. Liverpool | £364.5 |
10. Juventus | £348.6 |
11. Tottenham | £305.6 |
12. Borussia Dortmund | £285.8 |
13. Atletico Madrid | £234.2 |
14. Leicester City | £233 |
15. Internazionale | £225.2 |
16. Schalke | £197.8 |
17. West Ham | £183.3 |
18. Southampton | £182.3 |
19. Napoli | £172.5 |
20. Everton | £171.2 |