Në prezantimin e numrit të shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore, Banka Botërore thotë se Kosovës i nevojitet konsolidim urgjent fiskal në vitin 2015. E po ashtu, BB-ja deklaron se nevojitet reforma strukturore në shumë fusha për të përmirësuar prospektet për rritje ekonomike të qëndrueshme.
Një ndër pikat kryesore ishte edhe nevoja për të krijuar vende pune.
Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike prej 2.5 për qind është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.