Raporti i Euromonitor International: Jerusalemi, qyteti më i ‘nxehtë’ për turistët në 2018

19/12/2018 4:52 PM 0 komente

Raporti i Euromonitor International “100 destinacionet më të mira të vitit 2018” e cilësoi Jerusalemin “hottest cities for travelers in the world” (një ndër qytetet më të ‘nxehta’ për turistët në botë).

Në vitet e fundit, qyteti ka parë një transformim të madh, gjë që e ka çuar drejt një rinovimi urban dhe një hapi të rëndësishëm drejt modernitetit.

Jerusalemi nuk është më vetëm Qyteti i Shenjtë, djep i feve të mëdha, por edhe një destinacion i mrekullueshëm për turistët që vizitojnë vendet e shenjta të qytetit të vjetër.

Jashtë mureve të qytetit të tjetër, është një qytet tjetër, me lokale trendy, në qendër dhe në zonën për këmbësorë Ben Yehuda dhe të Giaffa Street, tarraca panoramike me pamje nga qyteti i vjetër, rooftop bar me DJ që luajnë muzikë deri natën vonë, dyqane veshjesh nga stilistë izraelitë dhe galeri të artit modern në Ein Karem. Kurse në zonën në perëndim të qytetit, gjeni hotele të lirë dhe luksozë.

Rezultatet e kërkimit të Euromonitor janë fryt i një përpjekje të vazhdueshme për ta bërë qytetin sa më atraktiv dhe turistik. Në vitet e fundit, janë vënë në funksion disa shërbime të reja, që e kanë bërë Jerusalemin më praktik, me synimin për të arritur të njëjtin nivel të qyteteve të tjera të mëdha në botë.

Ndër këto është JLM City Pass, një kartë që e bën më praktikë shëtitjen dhe lëvizjen në qytet dhe ju jep akses falas apo me ulje çmimi në atraksionet kryesore; apo linja e re hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Jerusalemin me Tel Avivin në 20 minuta. Kjo do të thotë që, kur të mbërrini në aeroportin ndërkombëtar “Ben-Gurion”, mund të shkoni në Jerusalem lehtësisht.

Në bazë të të dhënave të fundit të Central Bureau of Statistics të Izraelit, në fillim të vitit 2018, Izraeli ka pritur 3.787.800 turistë nga e gjithë bota, me një rritje +14% krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas raportit, kjo shifër pritet të arrijë në 38% në fund të vitit, në 4,8 milionë turistë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of