Raporti i FIFA: Transferime rekord edhe në 2018, klubet shpenzuan 7,03 mld dollarë

30/01/2019 5:57 PM 0 komente

FIFA publikoi “Global Transfer Market Report”, një raport që analizon merkaton e transferimeve për vitin 2018.

Raporti tregon se edhe në vitin 2018 është regjistruar rritje shpenzimesh totale për transferimet: 7,03 miliardë dollarë për blerje lojtarësh.

Krahasuar me vitin 2017, rritja është 9,85%. Kjo shifër është më e ulët nëse krahasohet viti 2017 me 2016, kur rritja ishte 32%.
Në vitin 2018 janë transferuar 16.553 lojtarë, 65,4% e të cilëve me parametër zero. Në transferime janë përfshirë 3.974 klube dhe 183 liga futbolli.

Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 kanë shpenzuar në total 5,14 miliardë dollarë, 73,1% të shifrës totale.

Premier League është kampionati që ka shpenzuar më shumë, 1,98 miliardë dollarë. Në vend të dytë, La Liga, me 1,35 miliardë dollarë (+85,2% krahasuar me 2017). Serie A renditet në vendin e tretë me 848,9 milionë dollarë. Bien shpenzimet në Gjermani (485 milionë, -32,8%) dhe në Francë (469,1 milionë, -45,4%).

 

Statistika kyçe në raportin për meshkujt
https://www.fifatms.com/wp-content/uploads/dlm_uploads/2019/01/fifa_tms_gtm_men_A4_online_f01.pdf

-Shpenzimet shënuan një rekord të ri, 7,03 mld dollarë, 10,3% më shumë krahasuar me 2017
-Është vendosur një rekord i ri në numrin e lojtarëve të transferuar, 16,533, 5,6% më shumë krahasuar me 2017 (14,186 lojtarë) nga 175 kombe të ndryshme.
-Vetëm 31 klube kanë shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë secili, por së bashku përfaqësojnë më shumë se gjysmën e 7,03 miliardë dollarë të shpenzuara në nivel botëror.
-78,2% e të gjithë shpenzimeve për transferime janë kryer mes klubeve që bëjnë pjesë në UEFA.
-Franca, me 467,2 milionë dollarë, është vendi me bilancin neto më pozitiv, ndërsa Anglia ka bilancin neto më negativ, me -1,05 miliardë dollarë.
-Arabia Saudite është ngjitur në vendin e shtatë të klasifikimit të vendeve që kanë shpenzuar më shumë në botë. Në 2018, klubet e Arabisë Saudite kanë shpenzuar 173,9 milionë dollarë.

Statistika kyçe në raportin për femrat
https://www.fifatms.com/wp-content/uploads/dlm_uploads/2019/01/fifa_tms_gtm_women_A4_online_f01.pdf

-2018 është viti i parë gjatë të cilit gjithë transferimet e futbollisteve profesioniste femra janë kryer nëpërmjet International Transfer Matching System të FIFA.
-Gjatë vitit 2018, janë kryer në total 696 transferime ndërkombëtare, duke përfshirë 74 federata anëtare dhe 614 lojtare të 74 kombësive të ndryshme.
-Shpenzimet për komisionet e transferimit arritën në 0,6 milionë dollarë, gjë që tregon që merkato e futbollisteve profesioniste është në fazat e para.
-Një në pesë transferime është një futbolliste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of