Në raportin për vitin 2012 të Konferencës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD) shkruhet se Shqipëria është ndër vendet e rajonit që ka thithur një nivel të lartë të investimeve të huaja. Sipas raportit të UNCTAD-it, në vend të parë për nga investimet e huaja është Kroacia me 1,25 miliardë dollarë, më pas vjen Shqipëri me 957 milionë dollarë, ndërsa pasojnë Bosnja dhe Hercegovina me 633 milionë dollarë, Mali i Zi me 609 milionë dollarë, Serbia me 352 milionë dollarë, Kosova me 298 milionë dollarë, Sllovenia me 145 milionë dhe Maqedonia me 135 milionë dollarë. Lajmi është botuar nga gazeta kroate “Jutarnji list”. Ndërsa nga vendet evropiane më së shumti investime të huaja ka pasur Britania e Madhe me mbi 62 miliardë dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.