Në vitin 2017, shpenzimet botërore për aplikacione në smartphone janë më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2015 (+105%), duke arritur shifrën 86 miliardë dollarë. Këtë e bën të ditur një raport i analistëve të App Annie, sipas të cilëve shifra kalon 70% të të ardhurave botërore në sektorin e muzikës live dhe atë të regjistruar, dhe është thuajse trefishi (+195%) i fitimeve të mbledhura në arkat e kinemasë në të gjithë botën.
Vitin e kaluar janë shkarkuar më shumë se 175 miliardë aplikacione, 60% më shumë krahasuar me 2015: si të ishte se çdo banor në Tokë të kishte shkarkuar dy aplikacione në muaj.
Përballë 6 milionë aplikacioneve të ndryshme në dispozicion, në një smartphone gjenden mesatarisht 80 të tilla, por në muaj përdoren 40 aplikacione.
Një person i përdor aplikacionet mesatarisht tre orë në ditë, me diferenca që shkojnë nga katër orë në Indonezi në më pak se dy orë në Francë.
Burimi: ANSA