Raporti / Në 2017 u zbuluan 300 aplikacione ‘malware’

13/04/2018 4:58 PM 0 komente

Në vitin 2017, më shumë se 300 aplikacione të pranishme në Google Play Store përmbanin “malware” dhe janë shkarkuar nga më shumë se 106 milionë përdorues.

Këto janë të dhënat e Security Report 2018 të Check Point Software Technologies, i cili fokusohet edhe tek sulmet tek i ashtuquajturi Interneti i Gjërave, që “do të shfrytëzohet gjithnjë e më shumë nga hakerat”.

Ndër malware më agresivë të zbuluar nga CheckPoint është ExpensiveWall (i sinjalizuar edhe nga Google ndër viruset më të rrezikshme). Sipas të dhënave të Google Play, malware kishte infektuar të paktën 50 aplikacione dhe është shkarkuar 1 milionë – 4,2 milionë herë, para se aplikacionet për të cilat ishin të interesuar përdoruesit, të fshiheshin. Ky virus dërgonte mesazhe mashtruese pa dijeninë e përdoruesve.

Për sa i përket Internetit të Gjërave, në vitin 2018 – shpjegon CheckPoint – do të shohim variacione të shumta të sulmeve analoge siç ndodhim me botnet Mirai, në tetor të 2016-s.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz