Raporti risqeve globale: Në Shqipëri dominojnë rreziqet fiskale

11/01/2017 4:13 PM 0 komente

Forumi Ekonomik Global ka publikuar raportin e rreziqeve globale për vitin 2017.

Për Shqipërinë, rreziku kryesor renditet ai fiskal, që është konsideruar si i tillë nga 72.3% e të anketuarve. Përqindja e bizneseve që mendojnë se rreziqet fiskale në Shqipëri janë të larta, është shumë më e lartë se në  vendet e tjera të rajonit, ku në Serbi  ai është risku i shtatë (me 23%), Në Maqedoni po i shtati (me 19.5%), në Bosnjë sërish i shtati me rreth 26%. Ndryshe nga Shqipëria, vendet fqinje të Rajonit si rrezik kryesor kanë të listuar papunësinë.

Vitin e kaluar ishte emigracioni, rreziku kryesor i cilësuar nga bizneset.

Në vend të dytë është konflikti mes shteteve, me 50% të të anketuarve që e kanë përmendur këtë si një problem.

Tregtia e paligjshme konsiderohet si problematike nga 41% e të anketuarve dhe shqetësimi i katërt është rreziku nga terrorizmi.

Në vend të pestë është dështimi i mekanizmave financiarë, ose institucioneve.

Nga lista e rreziqeve globale, të anketuarve u është kërkuar që të zgjedhin pesë rreziqet globale pr të cilat ata janë më të shqetësuar se do të ndikojnë në procesin e të bërit biznes gjatë 10 viteve të ardhshme. Përqindja tregon peshën e të anketuarve që e kanë zgjedhur rrezikun në mes të 5 shqetësimeve kryesore.
rreziqet 2017

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz