Luks me cmime të arsyeshme në format familje në Ras Al Khaimah, emirat i vogël një orë me makinë nga Dubai. Ideal për një pushim me fëmijët (falas deri në 6 vjec) në hotel me 5 yje me spa, pishina, plazh, restorante të mëdha, dhe klub fëmijësh. Por me çmime 30% më të ulëta se Dubai.
Ku të qëndroni dhe ushqeheni
Pozicionuar në një gji spektakolar me një milje e gjysëm plazh privat, Hilton Ras Al Khaimah Resort dhe Spa ofron dhoma dhe suita me pamje nga deti, gjashtë pishina (një me ujë deti), hamam dhe restorante të shkëlqyera.
Megjithatë pika e tij e fortë është Kids Paradise ku për fëmijët mbi 4 kujdeset hoteli dhe ata argëtohen me lojëra të ndryshme, yoga dhe sporte uji deri në nëntë të darkës. Në Al Hamra pozicionohet përballë fushës së golfit dhe detit spektakolari Ëaldorf Astoria: një pallat arab me plazh, pishinë, spa dhe një shatërvan të madh të bardhë mermeri në holl.
Në katin e 16-të gjendet restoranti libanez me pamje panoramike mbi Marjan Island, kompleks i ri rezidencial që pritet të përfundojë në vitin 2018. Gjithashtu duhet me doemos të provoni restorantin jap Umi me koleksion të sake. Ndërtuar në 500 hektarë bimësi të 70 vilat në okër si rëra e shkretëtirës delBanyan Tree Al Ëadi me dekornë stile kolonial, banjo perandorake, pishinë private dhe varka në dispozicion për të lundruar në det. Në vilë organizohen edhe bufe të ndryshme dhe masazhe.
Dy restorante, spa dhe rruga e ujit Rain Forest si dhe spektakli i gjuetisë së fajkojve. Si një alternativë për hotelet apo restorantet, mbi Corniche gjendet Pesto, ku kuzhinieri napolitan Francesco Romano ofron specialitete të shijshme napolitane përfshirë picat e skuqura, makaronat e shtëpisë me ushqim deti dhe akullore të paharruedshme. Por jo alkool.
Dhe për ata që duan të qëndrojnë në ishullin artificial që pritet të përfundojë në 2018 me klube plazhi, hotele, vila dhe apartamente luksoze i rekomandohet Marjan Island Resort Spa : 300 dhoma, pishinë përballë detit dhe një skelë e vogël për peshkim.
Në mesin e ‘pluseve’ të saj Spa prej 1000 metra katrore me trajtime super ekskluzive.
Cfarë mund të bëni
Të gjitha llojet e sporteve: nga sportet e ujit përfshirë vela dhe zhytje, në garat me deve, nëekskursione 4×4 në shkretëtirë me mundësinë për të fjetur një natë në një kamp beduin rindërtuar sipas traditës duke përdorur vetëm materiale natyrore. Ata që preferojnë anën kulturore, mund të vizitojnë Fort Dhayan me pamje spektakolare të luginës drejt detit dhe Muzeun Kombëtar, ish-shtëpia e familjes Quëasim, me një oborr të hijshëm mbuluar nga pemë fiku dhe giacarande dhe dyer prej druri.
Këtu gjenden ekzibicione arkeologjike prej bronzi e terrakota që datojnë në 1200 para Krishtit, mjete të vjetra dhe rrjeta për peshkim dhe për mbledhjen e perlave duke qënë se Rak është ndër prodhuesit më të madhenj të perlave.