Me fundin e 2017-s mbyllet edhe një vit i jashtëzakonshëm për Real Madridin, i cili kulmoi me fitoren e Botërorit të Klubeve, në finalen përballë Al-Jazira. Trofetë e ndryshëm të fituar nga “Blancos” kanë shtuar të ardhurat si për klubin edhe për vetë lojtarët.
Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle “As”, lojtarët do të përfitojnë 100.000 euro si shpërblim pas fitores së titullit si klubi më i mirë në botë i shekullit XXI.
Këto 100.000 euro bruto (rreth 50.000 euro neto) u shtohen 1 milion e 100 mijë euro neto që lojtarët kanë përfituar më 28 nëntor me fitoren e katër kompeticioneve të tjerë: La Liga, Champions League, Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës.
Me fitoren e Champions League dhe La Liga (burimet më të mëdha të shpërblimeve), lojtarët kanë përfituar 1,5 milionë euro bruto. Kësaj shifre i shtohet edhe fitorja përballë Manchester United në Superkupën Europiane dhe ajo e Kupës së Spanjës kundër rivalit të përjetshëm, Barcelonës. Shpërblimi për dy titujt e fundit ishte 250.000 euro bruto.