Lumë shpërblimesh për futbollistët e Real Madrid në sezonet e fundit. Falë fitores së katër trofeve të Champions League në pesë sezonet e fundit, nga të cilat tre radhazi, Blancos kanë përfituar shifra të konsiderueshme në formën e shpërblimeve.
Vetëm në sezonin e fundit, ku Real Madrid fitoi katër trofe (Champions League, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës), lojtarët dhe stafi i ekipit të parë morën 54,8 milionë euro në shpërblime në një total prej 339,9 milionë eurosh shpenzime për personelin që lidhen me ekipin e parë. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një shifër rekord pasi në sezonin 2016/17, shpërblimet arritën në kuotën 65 milionë euro.
Në tre sezonet e fundit, në total (nga 2015/16, sezoni i parë i tre titujve të fituar me radhë), Real Madrid (ekipi i parë) fitoi 157,4 milionë euro. Kjo shifër rritet në 197,8 milionë euro nga viti 2013. Duke marrë në konsideratë edhe skuadrën e basketbollit (6,3 milionë euro), e cila fitoi Euroligën dhe Ligën spanjolle, në sezonin 2017/18, Real Madrid ka paguar 62,6 milionë euro në shpërblime dhe 430,7 milionë euro shpenzime për personelin.
Rekordi është shënuar në sezonin 2016/17; shpërblimeve për ekipin e parë dhe trajnerët, prej 65 milionë eurosh, u shtohen edhe 143 mijë euro shpërblime për lojtarët dhe teknikët e kategorive më të ulëta, 1,3 milionë euro shpërblime për personelin josportiv për ekipin e futbollit dhe 1,2 milionë euro për skuadrën e basketbollit, për një total prej 67,8 milionë eurosh në shpërblime ndaj 406,1 milionë shpenzime për personelin.
Megjithatë, raporti shpenzime personeli dhe qarkullim ishte 57%, më i ulët krahasuar me sezonin 2016/17 për Real Madrid, por më e lartë krahasuar me mesataren e viteve të kaluara. Pa fitimin e kampionateve të ndryshme, vlera e raportit paga / qarkullim do të ishte 53%.
Sezoni | Shpërblime | Totali i pagave | % shpërblime |
2017/18 | 54,9 | 339,9 | 16,1% |
2016/17 | 65,0 | 320,1 | 20,3% |
2015/16 | 37,5 | 231,1 | 16,2% |
2014/15 | 8,8 | 217,6 | 4,0% |
2013/14 | 31,7 | 206,6 | 15,3% |
TOTALI | 197,9 | 1.315,3 | 15,0% |