Sipas së përditshmes “Marca”, Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Monaco-n për transferimin në Spanjë të Kylian Mbappé.
Ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit (180 milionë euro; 160 milionë + 20 milionë bonus). Marrëveshja thyen rekordin e mbajtur deri tani për transferimin e Paul Pogba nga Juventus tek Manchester United (110 milionë euro).
Për 18-vjeçarin është gati një kontratë 6-vjeçare prej 7 milionë eurosh neto në sezon. Për momentin mbeten për t’u përcaktuar detajet e marrëveshjes, por sipas burimeve të “Marca”-s, marrëveshja është pranë finalizimit.
Edhe pse Monaco e ka mohuar një marrëveshje të tillë për gazetën franceze “Nice Matin”, burime pranë klubit spanjoll janë optimistë se marrëveshja është drejt finalizimit.
Arsenal, Manchester City dhe Paris Saint-Germain po ashtu kanë treguar interes për lojtarin, por Reali ia doli të ketë sulmuesin francez në klubin e vet.
Transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit
Paul Pogba – £89 m (nga Juventus tek Manchester United)
Gareth Bale – £86 m (nga Tottenham tek Real Madrid)
Cristiano Ronaldo – £80 m (nga Manchester United tek Real Madrid)
Gonzalo Higuain – £75.3 m (nga Napoli tek Juventus)
Neymar – £75.2 m (nga Santos tek Barcelona)
Romelu Lukaku – £75 m (nga Everton tek Manchester United)
Luis Suarez – £65 m (nga Liverpool tek Barcelona)
James Rodriguez – £63 m (nga Monaco tek Real Madrid)
Angel Di Maria – £59.7 m (nga Real Madrid tek Manchester United)
Alvaro Morata – £58 m (nga Real Madrid tek Chelsea)