Real Madrid, rinovim rekord me Adidas, 110 milionë euro në vit

05/11/2018 6:36 PM 0 komente

Real Madrid rinovon kontratën sponsorizuese me Adidas, një marrëveshje rekord.

Sipas asaj që shkruan Marca, blancos kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Adidas. Kontrata e re do të sjellë në arkat e klubit të Real Madridit 1,1 miliardë euro në dhjetë vjet, ose ndryshe 110 milionë euro në vit, me një pjesë të ndryshueshme që lidhet me merchandising që mund të çojë këtë shifër në 150 milionë në vit. Me këto shifra, Real Madridi bëhet klubi kishte kontratën më fitimprurëse të sponsorizimit në botën e futbollit.

Marrëdhënia midis Adidas dhe Real Madridit që vijon e pandërprerë që nga viti 1998, ka nisur në vitin 1981. Atëherë kompania gjermane u bë sponsor i los blancos, deri në vitin 1986. Adidas u zëvendësua nga Hummel (deri në vitin 1994), pastaj nga Kelme (nga viti 1994 deri më 1998).

Kompania gjermane, megjithatë, nuk ka qenë e vetmja që shpresonte një marrëveshje rekord., Edhe Nike dhe Under Armour kanë shfaqur interes, por Adidas në asnjë moment nuk ka pasur ndër mend të heqë dorë nga marrëveshja e saj kryesore në botën e futbollit.
E megjithatë – shpjegon Marca – bisedimet nuk kanë qenë kaq të thjeshta – përshtypja e Real Madridit ka qenë që marrëveshja aktuale në fuqi – 50 milionë euro në vit – nuk reflektonte leadership -in e klubit në nivel sportiv dhe tregtar. Rezultatet sportive kanë bërë të tyren dhe në Bernabeu kanë qenë të qartë: logoja e Adidas në fanellën e 13 herë kampionëve të Europës ka një çmim, të cilën, në fund, Adidas ka pranuar t’ua paguajë madrilenëve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of