Aftësia e Britanisë për të projektuar ndikimin e saj globale po kërcënohet nga shkurtimet e shpenzimeve dhe reduktimet e mëtejshme të buxhetit të saj të punëve të jashtme mund të rezultojnë ‘katastrofike’, sipas një komiteti të ligjvënësve.
Reduktimi i deficitit buxhetor të Britanisë ka qenë objektivi kryesor ekonomik i qeverisë së udhëhequr nga Konservatorët pasi ajo erdhi në pushtet në 2010 dhe si ajo si partia Laburiste e opozitës kanë deklaruar se do të ketë më shumë shkurtime të shpenzimeve nga kushdo që do fitojë zgjedhjet e 7 majit.
Por në një raport të publikuar të premten, Komiteti i Punëve të Jashtme të parlamentit tha se shkurtimet ‘të rënda’ të financimit në Zyrën e Jashtme (FCO) tashmë kishin ‘arritur në palcë’.
Shpenzimet në funksionet diplomatike dhe administrative ‘bazë’ do të arrinë 1.02 miliard paund (1.6 miliardë dollarë) në 2014-15, tha komiteti, një rënie prej 16.1 për qind në terma realë nga 2010-11. Kjo është më shumë se reduktimi prej10 për qind synuar në raportin e shpenzimeve të 2010.
Zyra e Jashtme shpenzon, tashmë më pak për frymë të popullsisë sesa homologët në vende të ngjashme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, dhe synimi për kursime të mëtejshme është i kufizuar, tha komiteti.