Carmen Collado ka larë ndresat e spitalit në Madrid për 11 vjet radhazi. Tani, pothuajse gjysma e kolegëve të saj janë pushuar nga puna dhe Collado 61-vjeçare lan të njëjtat ndresa, pastron të njëjtat ambiente për gjysmën e pages së mëparshme.
Collado ende punon në një vend ku më shumë se një në katër nga një fuqi punëtore prej 22.7 milion personash nuk kanë punë. Por punësimi i saj i sjell asaj dhe Spanjës, fare pak të mira në terma afat-gjatë.
“Më është dashur most a ndez asnjë minutë të ngrohtin këtë dimër. Nuk e përballoj dot të dalë të argëtohem me miqtë, dhe jam kthyer në shtëpinë e nënës sime, që është 91 vjec, për të ndihmuar të paguajë për karburantin dhe sigurimin e makinave, ‘thotë punëtorja e palodhur flokë verdhë.
Ligjet e reja që u mundësojnë kompanive më shumë fleksibilitet për të shkurtuar pagat dhe për të ndryshuar kushtet e kontratës për të punësuarit i kanë ndihmuar Spanjës të dalë nga pragu i falimentit të dy viteve më parë, të rifillojë rritjen e eksporteve duke i lejuar kompanive të reduktojnë çmimet.
Por, ndryshimi në rregullat e punës, promovuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e ndryshimeve ekonomike kërkuar ndaj vendeve të ‘zhytura’ në borxhe të eurozonës, e ka transformuar edhe shoqërinë spanjolle, me pasoja afatgjata një situatë e tillë ka gjasa të dëmtojë rimëkëmbjen.
Punëtorët me paga të ulëta, kontrata afatshkurtëra kanë bartur barrën e reduktimeve të pagave, duke krijuar një shtresë të re të spanjollëve që kanë gjasa të luftojnë gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre për të gjetur një punë të qëndrueshme.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, pabarazia e pagave u rrit më shpejt në Spanjë se sa në çdo vend tjetër të BE-së nga viti 2007 deri në vitin 2012, një ndarje që ka përshkallëzuar tensionet sociale në një vend që sapo kishte shëruar plagët e një diktature 36-vjeçare e cila përfundoi në vitin 1975 .
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se mbështetja për dy partitë kryesore të Spanjës do të zvogëlohet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme evropiane, që shpesh konsiderohet një votim protestë, në favor të grupeve më të vogla, kryesisht falë mënyrës se si e kanë trajtuar ato krizën ekonomike.
Teksa ‘zbehet’ besimi i votuesve ndaj partive kryesore, konservatorët ka gjasa të humbasin shumicën e tyre absolute parlamentare në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm, duke e vështirësuar situatën për të miratuar reformat ende vitale përmes një legjislature të përcarë.